Emrat/ Lejuan kalimin e kamionit me 131.7 kg drogë, AMP pezullon nga detyra 2 punonjës të pikës kufitare “Hani i Hotit”

Emrat/ Lejuan kalimin e kamionit me 131.7 kg drogë, AMP pezullon nga detyra 2 punonjës të pikës kufitare “Hani i Hotit”

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka pezulluar nga detyra dy punonjës të pikës kufitare Hani i Hotit, pasi akuzohen se kanë lejuar kalimin e një kamioni me targa të Bosnjë- Hercegovinës që transportonte 131.7 kg drogë të dyshuar marihuanë. Bëhet fjalë për: Besmir Qershia, me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar “Hani i Hotit”. Elvis Kuti, me detyrë Trupë Shërbimi / Kontrollor në vijën e dytë në Pikën e Kalimit Kufitar “Hani i Hotit”. AMP njofton se më datë 05.09.2025, një kamion me targa të Bosnjë- Hercegovinës pasi ka kryer procedurat e daljes nga Republika e Shqipërisë është ndaluar nga policia malazeze.Pas kontrollit të ushtruar në kamion janë gjetur 114 pako PVC, me përmbajtje të një lënde bimore të ngjashme me...