“Politika i ka demotivuar qytetarët”/Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki ,ish-kreu i KQZ: Ja arsyet e pjesëmarrjes së ulët

“Politika i ka demotivuar qytetarët”/Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki ,ish-kreu i KQZ: Ja arsyet e pjesëmarrjes së ulët

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kristaq Kume, ka komentuar procesin e zgjedhjeve të pjesshme lokale të zhvilluara dje në pesë bashki të vendit, Vlorë, Tepelenë, Berat, Cërrik dhe Mat, ku u vu re një pjesëmarrje shumë e ulët e qytetarëve në votim. I ftuar në një studio televizive, Kume u shpreh se rezultati i pjesëmarrjes nuk ishte i papritur, duke argumentuar se zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie zakonisht nuk ngjallin interes të lartë tek elektorati. “Nuk pritej ndonjë pjesëmarrje që të befasoheshim në këto zgjedhje. Nuk jam befasuar nga ky reagim i qytetarëve. Ishin zgjedhje jashtë radhe dhe u bënë vetëm për kryetarin e bashkisë, ndërsa dihet që një pjesë e mirë e elektoratit nxiten nga kandidatët për këshillin bashkiak,” tha Kume....