400 milionë lekë për rikthimin e stacionit të trenit në Tiranë, ja kur mbyllet projekti

400 milionë lekë për rikthimin e stacionit të trenit në Tiranë, ja kur mbyllet projekti

Blerja e trenave për operimin e hekurudhës Tiranës – Durrës – Rinas duket se do të mbulohet me fonde buxhetore, teksa në projektbuxhetin për vitin 2026 janë akorduar 350 mln lekë për këtë qëllim. Referuar investimeve të detajuara, kosto totale e projektit përllogaritet në 1 mld lekë, teksa pjesa tjetër e financimit është parashikuar në vitet 2027 dhe 2028, me respektivisht 350 dhe 300 mln lekë. Sa i takon këtij projekti hekurudhor në buxhetin e vitit 2026, janë akorduar edhe 400 mln lekë për punimet që do të kthejnë stacionin e trenit në Tiranë. Projekti kushton në total 1.8 mld lekë, ndërsa segmenti ka një gjatësi prej 4 km dhe nis nga terminali i transportit publik pranë kthesës së Kamzës dhe përfundon aty ku ka...