Tragjeditë e Pierce Brosnan/ Së pari i vdiq gruaja, pastaj vajza, tani po përpiqet të pajtohet me djalin

Tragjeditë e Pierce Brosnan/ Së pari i vdiq gruaja, pastaj vajza, tani po përpiqet të pajtohet me djalin

Pierce Brosnan ka jetuar një jetë kontrastesh: shkëlqim kinematografik dhe plagë personale që nuk u shëruan kurrë. Aktori 72-vjeçar u pa së fundmi në Notting Hill me djalin e tij 52-vjeçar, Christopher, pas vitesh largimi dhe heshtjeje. Ishte hera e parë pas një kohe të gjatë që baba e bir u shfaqën së bashku, duke treguar se plagët midis tyre po fillojnë të shërohen. Christopher është djali i gruas së parë të Brosnan, aktores Cassandra Harris , të cilën ai e adoptoi, së bashku me motrën e tij Charlotte, kur vdiq babai i tyre biologjik. Brosnan dhe Harris u martuan në vitin 1980, por jeta e tyre së bashku u ndërpre në vitin 1991 kur ajo vdiq nga kanceri në vezore në moshën 43 vjeç,...