Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Berisha: Opozita në parlament po privohet nga e drejta kushtetuese për të kontrolluar ekzekutivin!
Berisha: Opozita në parlament po privohet nga e drejta kushtetuese për të kontrolluar ekzekutivin! Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij në nisje të mbledhjes së grupit parlamentar tha se, opozita në parlament po privohet nga e drejta e saj kushtetuese për të kontrolluar ekzekutivin dhe zbatimin e ligjit. “Mblidhemi sot në këtë mbledhje jashtë radhe apo të jashtëzakonshme të grupit parlamentar për shkak të një situate të jashtëzakonshme në të cilën ne ndodhemi për shkak të vendosmërisë të pandalshme të narkoqeverisë për të shtypur me të gjitha potencialet opozitën dhe opozitarizmin. Për ta shndërruar atë në një vegël apo në një instrument pa vlerë për asnjë funksion për qytetarët, mbrojtjen e interesave të tyre, për t’ia mbyllur asaj gojën, de facto për...