Kombëtarja U21 nis grumbullimin në Moldavi, Rashica e Dodaj: Atmosferë pozitive

Kombëtarja U21 nis grumbullimin në Moldavi, Rashica e Dodaj: Atmosferë pozitive

Kombëtarja U-21 ka nisur grumbullimin në Moldavi, në kuadër të ndeshjes së parë miqësore ndaj Moldavisë, që do të luhet të enjten më 13 nëntor, në qendrën stërvitore të Kombëtares moldave, në Vadul lui Vodă, në orën 12:00. Pasditen e sotme kuqezinjtë do të zhvillojnë seancën e parë stërvitore, ndërsa po sot pritet që grupi i lojtarëve të plotësohet. Nga grumbullimi në Moldavi, folën për fshf.org dy sulmuesit e Kombëtares U-21, Ermir Rashica dhe Kevin Dodaj. Ermir Rashica tha se atmosfera në skuadër është shumë pozitive dhe se brenda grupit ka harmoni. Ai theksoi se këto dy sfida janë një test shumë i rëndësishëm për të vlerësuar nivelin e ekipit në kuadër të përgatitjeve për Euro 2027. “Sot fillojmë stërvitjen e parë në këtë grumbullim....