Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
Norris shkon dret titullit, Antoneli podiumi i dytë
Dy fitore në harkun kohor të dy ditëve për Lando Norris, i cili, pas garës Sprint në Sao Paulo, mori edhe Çmimin e Madh të Brazilit, duke rritur më tej epërsinë e tij në renditjen e përgjithshme. Pas anglezit ishte Mercedesi i një Andrea Kimi Antoneli. Për pilotin italian ky ishte podiumi i dytë i karrierës së tij. Maks Verstapen i jashtëzakonshëm me Red Bull teksa u nis nga vendi i 16-të, e mori vendin e tretë ndërsa Rasëll kapi vendin e katërt përpara Piastrit (i penalizuar dhjetë sekonda për një incident me Antonelin në fillim të GP). Piloti australian i McLaren tani ka njëzet e katër pikë pas Norris. Mbërritja 10 vendet e para në Interlagos: 1. Norris (MCLAREN) 2. Antoneli (MERCEDES) 3. Verstapen...