Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
Alarm te Napoli, humbja provokon takimin De Laurentis-Mana
Trajneri Konte me pushime në Torino, drejtori Mana gjëndët në Romë, presidenti do analizë të dy ndeshjeve të fundit me vetëm një pikë të fituar. Humbja e rëndë e pësuar dje kundër Bolonjës (2-0) ka përshpejtuar ritmin te Napoli, duke e transformuar pushimin e ndeshjeve ndërkombëtare në një periudhë reflektimi të detyruar për drejtuesit e ekipit. Siç raportohet nga Sky Sport, Antonio Konte trajneri i Napolit, ka zgjedhur të përdorë ditët e para të pushimit për t’u rikthyer në shtëpi në Torino dhe do të kthehet në Castel Volturno vetëm më vonë. Nuk është planifikuar asnjë konferencë shtypi prej tij. Por urgjenca e analizimit të situatës aktuale është parësore. Për këtë arsye, është planifikuar një takim midis presidentit Aurelio De Laurentis dhe drejtorit sportiv Xhovani...