Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
“Vdekja le të presë”, filmi i fundit i Margarita Xhepës shfaqet premierë në Pogradec/ Zyliha Miloti e përlotur: Rinia duhet t’i shohë skenat prekëse
Artistët ikonë të kinemasë shqiptare vijnë me skena të forta e ndjeshmëri të lartë në filmin “Vdekja le të presë”, i shfaqur premierë në qytetin e Pogradecit. Premiera e filmit “Vdekja le të presë”, e regjisorit Edmond Topi u shfaq së fundi në qytetin e Pogradecit, aty ku lindi dhe u xhirua pjesa më e madhe e filmit . Pjesë e kastit të filmit, janë artistët ikonë si Reshat Arbana, Tinka Kurti, e ndjera Margarita Xhepa, Luftar Paja, Mehdi Malka, Zyliha Miloti etj. Regjisori Edmond Topi shprehet se “pleqëria nuk është stacioni i fundit i njeriut për t’u larguar, por është një nga stacionet ku ai duhet të jetojë dhe të vazhdojë të kontribuojë në jetën e tij dhe jetën e shoqërisë”. Mes emocionesh të shumta dhe...