Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Përplasi me makinë për vdekje të moshuarën në aksin Peqin – Rrogozhinë, arrestohet shoferi
Policia e Durrësit ka vendosur në pranga shoferin i cili një ditë më parë përplasi me makinë për vdekje të moshuarën në aksin Peqin – Rrogozhinë. Pas aksidentit fatal, 58-vjeçari banues në Kavajë u largua nga vendi i ngjarjes. Ndaj tij rëndojnë veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. “Si rezultat i kontrolleve të kryera me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorit të aksidentit rrugor të ndodhur mbrëmë, në aksin “Peqin – Rrogozhinë”, ku si pasojë e përplasjes me automjet, humbi jetën shtetasja M. K., 82 vjeçe, specialistët e qarkullimit rrugor, pak orë pas aksidentit dhe largimit nga vendngjarja, lokalizuan drejtuesin e automjetit që përplasi 82-vjeçaren, shtetasin D. G., 58 vjeç, banues në Kavajë. Në përfundim...