Merr flakë makina në Vlorë, digjet edhe mjeti që ndodhej në afërsi të saj

Merr flakë makina në Vlorë, digjet edhe mjeti që ndodhej në afërsi të saj

Një makinë është djegur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:45, në lagjen “Isa Boletini”. Zjarri ka djegur një automjet tip “Suzuki”, në pronësi të Klaudio Bedini-t. Si pasojë, është djegur edhe një automjet tjetër i parkuar në afërsi, tip “Audi”. Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.