Oltijon Kërnaja shpallet trajneri më i mirë, zbulohet formacioni më i mirë i Superiores

Oltijon Kërnaja shpallet trajneri më i mirë, zbulohet formacioni më i mirë i Superiores

Java e 11-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll pasditen e së shtunës me dy sfidat e fundit Teuta – Partizani dhe AF Elbasani – Egnatia. Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin e javës, sipas skemës 1-3-4-3. Pohls i Vllaznisë është zgjedhur portieri i javës. Në mbrojtje rreshtohen tre lojtarët David Atanaskoski (Partizani), Elmando Gjini (Vllaznia) dhe Bruno Lulaj (Elbasani). Mesfusha përbëhet nga katërshja Paulo Buxhelaj (Partizani), Bruno Telushi (Flamurtari), Valentino Murataj (Flamurtari) dhe Patrik Bardhi (Vora). Në repartin ofensiv spikatën këtë javë tre futbollistët: Adeloye (Vora), Bekim Balaj (Vllaznia) dhe Tsague (Elbasani). Trajneri i javës është përzgjedhur Oltion Kërrnaja i Partizanit, pas fitores 2-3 me përmbysje ndaj Teutës në “Niko Dovana” pasditen e së dielës.