BSH, pesë rekomandime për buxhetin/ Zv.Guvernatorja Minxhozi: Monitoroni PPP-të! Plakja e popullsisë…

BSH, pesë rekomandime për buxhetin/ Zv.Guvernatorja Minxhozi: Monitoroni PPP-të! Plakja e popullsisë…

Banka e Shqipërisë ka dhënë opinionin e saj në Komisionin e Ekonomisë për projektbuxhetin e vitit 2026, duke e konsideruar optimist, dhe që mbështet rritjen ekonomike dhe konsolidimin fiskale. Por përtej këtyre aspekteve, Banka e Shqipërisë ka bërë 5 rekomandime për qeverinë, nga rishikimi i skemës së pensioneve, tek monitorimi i koncesioneve apo shpërndarja e shpenzimeve gjatë gjithë vitit. Banka qendrore ka ripërsëritur kërkesën për të rishikuar skemën e pensioneve, pasi plakja e popullsisë dhe demografia janë rrezik për buxhetin, në kushtet kur deficiti i skemës po thellohet. “Skema e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, deficiti i skemës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, vijon të jetë një barrë e konsiderueshme në buxhetin e shtetit, duke tejkaluar edhe nivelin e deficitit të përgjithshëm buxhetor. Sfidat fiskale të...