Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Arteta: Meritonim fitoren, jam i zhgënjyer nga barazimi dhe golat e pësuar
10 Nëntor 2025 13:00 Telesport Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, nuk e fshehu dëshpërimin për barazimin 2-2 kundër Sunderland në Premier League. Një rezultat që i dha fund një serie prej 10 fitoresh në të gjitha garat dhe serisë së tyre prej tetë ndeshjesh radhazi pa pësuar gol. “U zhgënjeva sepse nuk dua të pësoj gol. Ai gol e vuri ndeshjen në një pozicion të vështirë. Ndjesia e fundit është zhgënjim dhe frustrim sepse donim tre pikët dhe duhet të përballojmë një ndeshje vërtet të vështirë“, tha Mikel Arteta. “Duhet të merremi me situata që janë padyshim të vështira për t’u përballuar. Ata luajtën shumë mirë, ne pranuam një gol që nuk është në standardet tona. Skuadra reagoi mirë, treguam personalitet dhe guxim, shënuam 2...