Elkann: Këtë presin të gjithë tifozët, Spalletti duhet ta çojë Juventusin drejt fitores

Elkann: Këtë presin të gjithë tifozët, Spalletti duhet ta çojë Juventusin drejt fitores

10 Nëntor 2025 13:12 Alfred Lleshi “Sot është e rëndësishme që Juventusi të fitojë. Një trajner si Spalletti, me përvojën e tij duhet ta çojë skuadrën drejt fitores. Kjo është ajo që të gjithë tifozët presin”. Kështu u shpreh John Elkann, president i “Stellantis” dhe “Exor”, në krah të prezantimit të partneritetit të grupit automobilistik me “Milano Cortina”, duke folur për objektivat e Juventusit. Në lidhje me çështjen “Tether”, kompania e kriptovalutave që është aksionere e vogël e klubit dhe së fundi ka futur një përfaqësues në bordin drejtues, Elkann theksoi: “Marrëdhënia e familjes sime me Juven është më jetëgjata që ekziston në botë. Ajo nis me stërgjyshin tim dhe ka qenë gjithmonë e fortë. Brezi im me Andrea Agnellin ka dhënë shumë, i jam...