Maresca i kënaqur: Një nga paraqitjet më të mira sezonale, ai meriton të vlerësohet 100 milionë euro

Maresca i kënaqur: Një nga paraqitjet më të mira sezonale, ai meriton të vlerësohet 100 milionë euro

Chelsea fitoi 3-0 ndaj Wolves në Premier League dhe ngjitet në vendin e tretë. Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e skuadrës së tij: “Isha shumë i lumtur në pjesën e parë, për të qenë i sinqertë. Dallimi midis pjesës së parë dhe pjesës së dytë ka qenë se ne vetëm shënuam gola”. “Kur nuk pëson gol dhe nuk lë hapësira pas, ndërkohë që krijon 4-5 raste shënimi duhet të jesh cinik. E kemi thënë shumë herë, përndryshe loja është gjithmonë e hapur, çdo gjë mund të ndodhë. Por, për fat të mirë, në pjesën e dytë shënuam gola dhe fituam ndeshjen”, deklaroi më tej trajneri italian. Enzo Maresca lëvdon shumë brazilianin Estevao, që u aktivizua në pjesën e dytë...