Në Romë besojnë, Gasperini “ndez” kryeqytetin, Atalanta në krizë totale, Juric rrezikon shkarkimin (VIDEO)

Në Romë besojnë, Gasperini “ndez” kryeqytetin, Atalanta në krizë totale, Juric rrezikon shkarkimin (VIDEO)

Me 24 pikë, po aq sa Inter, në krye të Serie A, Roma vijon ecurinë fantastike këtë sezon, me tifozët verdhekuq që kanë nisur të ëndërrojnë, fundja rivalët e tyre po gabojnë pafund. Në Stadiumin “Olimpik” përballë Udieneses mjaftoi nga një gol për çdo pjesë për të dalë me 3 pikë. Në fundin e pjesës së parë, Roma fitoi një 11-metërsh, i konvertuar në gol nga Pellegrini. Në fraksionin e dytë, në minutën e 61-të ishte Celik që dyfishoi shifrat, ky ishte goli i tij i parë në Serie A, një gol që vulosi suksesin 2-0 pasi rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Ashtu si tifozët edhe Gian Piero Gasperini beson shumë te ky ekip, por tekniku italian nuk preferon të flas për objektiva:...