Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
1 mijë ndeshje në karrierë, Guardiola e feston me fitore, “skuq” Liverpool
Në ndeshjen e tij të 1000 në karrierë, Pep Guardiola feston përballë Liverpool, me “qytetarët” që triumfuan me rezultatin e pastër 3-0 duke ngushtuar diferencën në 4 pikë me Arsenalin kryesues. Ndaj ekipit të kuq, City siguroi fitoren e katërt radhazi në të gjithë turnetë duke konfirmuar se janë rikthyer në garë me kohë të plotë. Pep shijon një super Haaland, me biondin që ngjitet në kuotën e 14 gola në Premier League. “Bomberi” norvegjez gaboi fillimisht nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 13-të, por bëri shumë shpejt autokritikë, ku minutën e 29-të me një goditje të saktë me kokë solli festë në “Etihad”. Liverpool reagoi dhe në minutën e 38-të, barazoi shifrat me Van Dijk, por goli i holandezit u anulua...