“Hat-trick” i Lewandowskit, kontrata në skadim. Flick: Është herët për të folur për të ardhmen e tij

“Hat-trick” i Lewandowskit, kontrata në skadim. Flick: Është herët për të folur për të ardhmen e tij

10 Nëntor 2025 10:25 Alfred Lleshi Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, analizoi fitoren 4-2 ndaj Celta Vigos: “Jam i kënaqur me ekipin. Në pjesën e parë bëmë disa gabime, por përmirësuam në të dytën; mbrojtëm më mirë. Edhe në pjesën e parë pati gjëra pozitive dhe luajtëm mirë me topin”. Me këtë fitore, Barça afrohet në -3 pikë nga Real Madridi: “Ne fokusohemi te vetja, por është mirë të ushtrojmë presion ndaj rivalit për titull. Kjo fitore para pushimit është shumë pozitive”. Lewandowski ishte vendimtar me hat-trick: “Për të ardhmen e tij është herët të flasim. Të gjithë e dinë situatën e tij. Pashë një Lewandowski më pozitiv, që u rikthye më shpejt nga dëmtimi. Tre golat e sotëm janë të rëndësishëm për besimin e tij...