Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Dua Lipa pozon me fanellën e Argjentinës, bën tifo për River Plate në “Superclásico”
10 Nëntor 2025 10:41 Alfred Lleshi Të dielën e 9 nëntorit u luajt “Superclásico” e Argjentinës, që përballi River Plate dhe Boca Juniors në “La Bombonera”. Bota ndahet mes “xeneizes” dhe “millonarios”, teksa edhe Dua Lipa është pjesë e kësaj ndarjeje. Artistja e madhe me origjinë shqiptare, e cila ndodhet në turneun e saj “Radical Optimism”, është fotografuar me fanellën e njërit prej këtyre klubeve para ndeshjes, duke treguar mbështetjen për këtë skuadër kundër rivalit të përjetshëm. River Plate ka qenë zgjedhja e yllit shqiptaro-britanik. Klubi publikoi dy fotografi të saj me fanellën dhe diçiturën “Dua Lipa me ngjyrat më të bukura”. “E shoqëruar nga zv.kryetari Ignacio Villarroel, ylli i muzikës pozoi me Manto Sagrado pas koncerteve të saj në shtëpinë tonë”, – shkruan klubi i...