Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Te Ferrari të zhgënjyer: Në Brazil një garë “horror”, do të japim gjithçka deri në fund të sezonit
Gara e fundit e Formula 1 në Brazil ishte një dështim total për Ferrari, që nuk mori asnjë pikë në pistën e Interlagos. Të dy pilotët e “kokëkuqes” u detyruan të braktisin para kohë garën pas incidenteve që patën në pistë në xhiron e parë. “Na ka mbetur pjesa e fundit e sezonit, do t’i japim gjithçka”, tha Lewis Hamilton. Ferrari zbriti në vendin e katërt të botërorit për konstruktorë. “Padyshim një garë për t’u harruar. Pas kontaktit në xhiron e parë, dëmi i pësuar na kushtoi shumë force dhe e bëri pjesën e pasme shumë të vështirë për t’u menaxhuar. Pavarësisht përpjekjeve tona për të gjetur një zgjidhje në fund u detyruam të tërheqim makinën”, tha Hamilton. “Jam shumë i zemëruar, pasi nuk bëra...