Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Roma në krye të Serie A, buzëqesh Gasperini: Një ekip që po rritet, po luan dhe beson te vetja
Trajneri Gian Piero Gasperini duket se i ka rikthyer identitetin ekipit të Romës, që rikthehet në krye të renditjes në Serie A, me pikë të barabarta me Inter. Skuadra verdhekuq mundi 2-0 Udinese. “Ishte një performancë bindëse. Jam shumë i kënaqur sepse janë një ekip që po rritet, po luan dhe po beson“, tha Gasperini. Pasi ngjiti Atalanta në majat e Serie A, ai po bën të njëjtën gjë edhe me Romën: “Ata po luajnë, po rriten dhe po zbatojnë mësimet e lojës. Kjo nuk ka ndodhur më parë, por ne kemi parë tashmë disa gjëra të shkëlqyera. Është një moment i mirë për ne dhe për dy javë do të jemi në krye dhe mund të rikuperojmë lojtarë”. “Është sigurisht e vështirë tani, pasi...