Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Slot dorëzohet: City ishte shumë më i fortë, anësorit iu deshën 14 sekonda për të anulluar golin tonë
10 Nëntor 2025 8:47 Telesport Trajneri i Liverpool, Arne Slot, ka mbetur i zhgënjyer pas disfatës 0-3 që “reds” pësuan ndaj Manchester City në Premier League. Holandezi, për BBC tha: “Ata dominuan plotësisht në pjesën e parë”. “Ne luftuam shumë me numrin e lojtarëve që ata vendosën midis vijave. Ne ishim në disavantazh 0-2, por është edhe më e vështirë kur luan këtu dhe duhet të ndryshosh gjërat në pjesën e dytë“, tha Slot. Lidhur me golin e Virgil van Dijk të anuluar me rezultatin 1-0, Slot shpjegoi: “Nuk mund të pajtohem me vendimin. Për mua, është një gol i rregullt. U habita sepse gjëja e parë që bën kur shënon është të shikosh gjyqtarin anësor: atij iu deshën 14 sekonda për të ngritur flamurin...