Lewandowski rikthehet me “hat trick” vendimtar; “pula e vjetër e ka lëngun më të mirë”…

Lewandowski rikthehet me “hat trick” vendimtar; “pula e vjetër e ka lëngun më të mirë”…

Në një mbrëmje të ftohtë dhe me shi në Vigo, Robert Lewandowski, në moshën 37-vjeçare, riktheu ngrohtësinë te Barcelona. Polaku, që nuk ishte titullar nga 5 tetori kundër Sevilla, u rikthye në mënyrën më të mirë të mundshme; me një “hat-trick” vendimtar që i dha tri pikët skuadrës së Hansi Flick. Goli i parë erdhi nga penalltia, pas një faulli me dorë të Marcos Alonso, të konfirmuar nga VAR-i. Vetëm një minutë më vonë, Celta barazoi me Carreira, por Lewandowski reagoi sërish. Në minutën e 37-të, pas një krosimi perfekt të Rashford, ai shënoi për 1-2 me instinkt të pastër sulmuesi. Në fund, me rezultatin 2-3, ai kompletoi “hat trick” personal me kokë, pas një goditje këndi. Me këto tre gola, Lewandowski arrin 108 gola...