Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Flick lartëson holandezin: Shumë i rëndësishëm për ne, po luan në nivele të jashtëzakonshme
10 Nëntor 2025 7:53 Alfred Lleshi Hansi Flick pa dy fytyrat e Barcelonës në fitoren ndaj Celta në Balaídos: një pjesë e parë me gabime, por me sulm të mirë, dhe një të dytë plot dominim. “Jam i kënaqur me ekipin, para pushimit. Në pjesën e parë gabuam më shumë, por me topin luajtëm mirë. Në të dytën dominuam më shumë”, – tha trajneri gjerman. Ai e quajti ndeshjen një pikë kthese: “Në futboll nuk ka rëndësi e kaluara. Pjesa e dytë na jep besim për ndeshjet e ardhshme. Më pëlqeu presioni që krijuam ndaj kundërshtarit”. Falë kësaj fitoreje dhe barazimit të Real Madridit në Vallecas, Barça afrohet në tri pikë: “Është mirë të ushtrojmë presion ndaj Real Madridit, sidomos para pushimit”. Heroi ishte Robert Lewandowski...