Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Presing i lartë, ritëm dhe fokusim maksimal, ky Inter të fut frikën. Dora e Chivu ndihet kudo
Interi po garon me shpejtësi maksimale. Fitorja 2-0 ndaj Lazios në “San Siro” tregon shumë më tepër sesa rezultati; është pasqyra e një skuadre që hyn në fushë për të dominuar dhe që sot është teknikisht, fizikisht dhe mendërisht mbi shumicën e kundërshtarëve në Serie A. Lautaro Martínez dhe Bonny firmosën golat, por substanca vjen nga idetë, struktura dhe qasja që Chivu i ka dhënë skuadrës së tij. Statistikat flasin vetë: në 12 ndeshjet e fundit zyrtare, Interi ka fituar 11. Humbja e vetme, ndaj Napolit, erdhi për mungesë përqendrimi, jo për arsye teknike, dhe shërbeu si mësim. Kundër Lazios, skuadra zikaltër reagoi me një intensitet të frikshëm; është ekipi më goditës në minutat e para të ndeshjeve, me 5 gola në 15 minutat e...