Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Del Piero festoi 51 vjetorin e lindjes, torta dhe surpriza e Juventusit ishte e gjitha bardhezi
10 Nëntor 2025 8:01 Alfred Lleshi Alex Del Piero mbushi dje 51 vjeç. Juventusi e ka festuar këtë përvjetor të njërit prej lojtarëve të vet më të mëdhenj në histori me video dhe postime në rrjetet sociale: “Përgjithmonë bardhezi, gëzuar ditëlindjen, legjendë!” Torta ishte me ngjyra strikt bardh e zi, me numrin 10 në mes, dhuratë për kapitenin e shumë betejave. Në postimin e Juventusit me këtë rast, Del Piero, i cili shfaqej duke vëzhguar një pikturë të Pinturicchio, artistit që frymëzoi pseudonimin e tij të famshëm sipas zgjedhjes së avokat Agnelli, më pas kthehet dhe shuan qirinjtë. Një ditë e veçantë, në ditën pas barazimit 0-0 ndaj Torinos, që ishte ndeshja e parë në kampionat, në “Allianz Stadium”, nën drejtimin e Luciano Spallettit.