Gjimshiti bashkohet me “klubin 300” të Atalantës; kapiteni ynë kuqezi nderohet para ndeshjes

Gjimshiti bashkohet me “klubin 300” të Atalantës; kapiteni ynë kuqezi nderohet para ndeshjes

10 Nëntor 2025 8:09 Alfred Lleshi Para nisjes së ndeshjes Atalanta-Sassuolo, në kuadër të javës së 11-të të Serie A, mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti u nderua nga klubi me një fanellë që festonte 300 paraqitjet e tij me fanellën zikaltër. Gjimshiti e arriti këtë shifër në ndeshjen e fundit të Champions League, në “Velodrome” të Marsejës, duke u bashkuar me një “klub të veçantë” ku janë edhe De Roon, Pašalić e Toloi. Kapiteni i kombëtares shqiptare po luan sezonin e tij të tetë të plotë me Atalantën, pas një periudhe të shkurtër, nga janari deri në qershor 2016, kur mbërriti nga Zyrihu dhe regjistroi tri paraqitje, para se të huazohej tek Avellino në Serie B dhe më pas te Benevento në Serie A. Që nga...