Spektakël në Premier League angleze, Mançester Siti shkatërron Liverpulin 3-0

Spektakël në Premier League angleze, Mançester Siti shkatërron Liverpulin 3-0

Adriatik BALLA Një ndeshje spektakolare u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Premier League angleze, midis dy skuadrave të njohura të kampionatit ishullor, mes Mançester Sitit dhe Liverpulit. Siti i trajnerit Pep Guardiola ka shënuar fitore të thellë dje në derbin e zjarrtë me të kuqtë, duke e mundur me shifrat e thella 3-0. Me pikët e plota, Siti u ngjit në vendin e dytë, ndërsa e ka zhytur Liverpulin me trajnerin Arne Slot edhe më shumë në krizë të rezultateve. Siti ka 22 pikë, katër më pak se lideri Arsenali, kurse Liverpuli me 18 pikë është në vendin e tetë. Nga 18 pikë kanë edhe Totenhemi, Aston Vila, Mançester Junajtid dhe Bournemouthi. Pep Guardiola nga ana tjetër e udhëhoqi Mançester Sitin drejt një tjetër fitoreje...