Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Avdullahu dhe Hajdari, dy talente të Bundesligës që zgjodhën të luajnë për Kosovën
Adriatik BALLA Dy lojtarë në shkëlqim e sipër, të rritur dhe të aktivizuar në Zvicër, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari, zgjodhën këtë verë një karrierë në Bundesligë, por dhe me ekipin kombëtar të Kosovës. Gazeta zvicerane “Blick” intervistoi dy lojtarët në Hofenheim për një intervistë të përbashkët. Në Superligën sezonin e kaluar, Leon Avdullahu (21 vjeç) dhe Albian Hajdari (22 vjeç) ende garonin kundër njëri-tjetrit në garën për titull, të dy si lojtarë kyç të padiskutueshëm për klubet e tyre. Por këtë verë ata u bashkuan te Hofenheimi. Pas fitores 3-1 kundër Leipzig, në të cilën Hajdari shënoi golin e tij të parë në Bundesligë për ta çuar rezultatin 1-1, Hofenheim është në vendin e pestë. Të dy jo vetëm që i kthyen shpinën Superligës...