Gjilani dhe Dukagjini triumfojnë si mysafirë, rezultate interesante në Kosovë

Gjilani dhe Dukagjini triumfojnë si mysafirë, rezultate interesante në Kosovë

Skuadrat e Gjilanit dhe Dukagjinit kanë shënuar fitore të rëndësishme si mysafirë të dielën në kuadër të xhiros së 13-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll. Gjilani e nisi furishëm ndeshjen në stadiumin “Liman Gegaj” përballë Malishevës, duke kaluar në epërsi që në minutën e katërt me golin e Senad Jaroviqit. Epërsia e skuadrës së Debatik Currit u dyfishua në minutën e 25-të, kur Blerind Morina realizoi për 2:0. Vendasit arritën të ngushtojnë disavantazhin në minutën e 89-të me golin e Samuel Opehut, por ky gol nuk mjaftoi për të shmangur humbjen. Me këtë fitore, Gjilani arrin kuotën e 15 pikëve dhe ngjitet në pozitën e tetë të renditjes, ndërsa Malisheva, me një pikë më shumë, mbetet një vend më lart. Ndërkohë, në Ferizaj,...