Inter nuk e diskuton Lazion, fiton pa probleme dhe ngjitet në krye. Lautaro vendos rekord (video)

Inter nuk e diskuton Lazion, fiton pa probleme dhe ngjitet në krye. Lautaro vendos rekord (video)

Inter ka fituar 2-0 ndaj Lazios në “San Siro”, në sfidën e fundit të javës së 11-të në Serie A. Zikaltrit gjetën golin që në minutën e 2-të, ku pas një aksioni të gjatë dhe pasimit të marrë nga Alessandro Bastoni, Lautaro Martinez mposht Provedel me një goditje shumë të bukur me të djathtën brenda zonës. Me golin e shënuar sot, Lautaro është lojtari i katërt në historinë e Interit që ka shënuar të paktën 10 gola në shtatë vite të ndryshme kalendarike në Serie A, pas Alessandro Altobelli (shtatë vite), Benito Lorenzi dhe Giuseppe Meazza (të dy nga tetë vite). Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Interin. Goli i dytë për ziklatrit erdhi në minutën e 62-të, pas kombinimi fantastik Martinez-Dimarco-Ange-Yoan Bonny, francezi shtyn...