Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Fund dramatik në “Parc Olympique”, PSG fiton në shtesë ndaj Lyon-it (video)
Ashtu siç edhe pritej, supersfida mes Lyonit dhe PSG-së, e vlefshme për javën e 12-të në Ligue 1, ka dhuruar gola dhe spektakël. PSG fitoi në transfertë 2-3, falë golit të Joao Neves në kohën shtesë. Në harkun kohor të 8 minutave, u shënuan tre gola në pjesën e parë. Në minutën e 25-të, Zaire-Emery shënon një gol pas një asisti fantastik nga i zakonshmi Vitinha. Në minutën e 29-të, Alfonso Moreira barazon shifrat 1-1, pas super pasimit të marrë nga Moussa Niakhate. Në minutën e 33-të, Kvaratskhelia shënoi golin e dytë për parizienët, pas një topi të humbur nga vendasit në fushën e tyre dhe rikuperimit nga Vitinha. Te Lyon pretenduan për faull, por për abitrin ishte gjithçka ok. Pjesa e parë mbyllet 1-2...