Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Pjesëmarrja më e ulët historike/ Zgjedhjet e pjesshme vendore, votuan vetëm 18.7% e qytetarëve, ja arsyet
Në zgjedhjet e pjesshme vendore që u zhvilluan këtë të diel në 5 bashki të vendit, shënuan numrin më të ulët të pjesëmarrjes në votime, të regjistruar në historikun e zgjedhjeve në Shqipëri. Në bashkitë e Vlorës, Beratit, Tepelenës, Cërrikut dhe Matit votuan vetëm 18.72% e qytetarëve me të drejtë vote. Ky është rekordi më negativ përsa i përket përfshirjes së qytetarëve në procesin më të rëndësishëm vendimmarrës për pushtetin vendor, atë të zgjedhjes së kryetarit të Bashkisë. Referuar zgjedhjeve vendore të vitit 2023, pjesëmarrja ishte 38.23%, ndërsa në vitin 2019 kur Partia Socialiste votoi e vetme pasi Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i bojkotuan zgjedhjet. pjesëmarrja ishte 22.96%. Por cilat janë arsyet e bojkotit të zgjedhjeve të 9 nëntorit? Sipas një analize,...