Liverpool katastrofë, gola dhe spektakël nga Manchester City. Guardiola i jep “leksione” Slot (video)

Liverpool katastrofë, gola dhe spektakël nga Manchester City. Guardiola i jep “leksione” Slot (video)

Manchester City ka fituar 3-0 ndaj Liverpool-it në sfidën e luajtur në “Etihad”, e vlefshme për javën e 11-të në Premier League. “Qytetarët” e filluan vrullshëm takimin dhe kishin shansin e artë për të kaluar në avantazh që në minutën e 11-të, por Erling Haaland gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Goditja e norvegjezit u ndal në mënyrë fantastike nga Mamardashvili, i cili e shkaktoi vetë pas një fualli në zonë ndaj Jeremy Doku. Haaland korrigjon gabimin pak minuta më pas, ku gjen golin me kokë pas krosimit të Matheus Nunes. Norvegjezi kërcen mbi Konate dhe shkund rrjetën. Në minutën e 38-të, Van Dijk gjeti golin me kokë pas krosimit të Mohamed Salah nga këndi, por goli u anullua për pozicion jashtë loje të...