Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Norris triumfon në Brazil dhe nis shkëputjen, Verstappen i jashtëzakonshëm, Ferrari e mbyll me 0 pikë
Piloti britanik Lando Norris fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Brazilit në Formula 1, zhvilluar në pistën e Interlagos. Një garë mjaft e mirë e pilotit të McLaren, që arrin të shkëputet 24 pikë ndaj shokut të tij Oscar Piastri në renditjen e përgjithshme. Në vendin e dytë u klasifikua 19-vjecari italian Kimi Antonelli, që arrin rezultatin e tij më të mirë në karrierë pas një gara mjaft të mirë. Në xhirot e fundit ai arriti të mbajë pas 4 herë kampionin e botës në Formula 1, holandezin Max Verstappen me Red Bull, që u rendit i treti. Një garë e jashtëzakonshme për Verstappen, që e nisi atë nga pit-lane (vendi i fundit) dhe në fund arrin të ngjitet në podium. Një garë...