Përfundon zyrtarisht votimi/ Vlora, në pritje të emrit të kryetarit të ri të bashkisë

Përfundon zyrtarisht votimi/ Vlora, në pritje të emrit të kryetarit të ri të bashkisë

Kjo e dielë ishte një ditë votimi për qytetarët e 5 bashkive në vend Vlora, Berati, Cërriku, Mati dhe Tepelena. Në qytetin e Vlorë ka përfunduar zyrtarisht procesi i votimit, ku pjesëmarrja ka qenë më e ulëta e shënuar ndonjëherë. Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ deri në orën 17.00, pjesëmarrja ka qenë në kuotën e mbi 17.400 votuesve ose rreth 11.85 për qind. Kutitë e votimit priten të dorëzohen në qendrat e numërimit, ku do të finalizohet me emrin e ri të kryetarit të qytetit bregdetar pas dorëheqjes së Ermal Dredhës.