Balotazhi në Kosovë, sa qytetarë kanë votuar deri në orën 17:00

Balotazhi në Kosovë, sa qytetarë kanë votuar deri në orën 17:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi se deri në orën 17:00 kanë votuar mbi 27 për qind e votuesve në 18 komunat për balotazhin e zgjedhjeve lokale, në bazë të mbi 93% të qendrave që kanë raportuar. Krahasuar me periudhën e njëjtë kohore me rundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor, dalja është më e ulët, tha kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi. Gjatë konferencës për media, Radoniqi adresoi çështjen e votimit me asistencë për të cili tha se ka pasur disa ankesa. Ai tha se votimi me asistencë është i garantuar me ligj për personat që kanë aftësi të kufizuara, përkatësisht ata që “nuk mund ta mbushin dhe hedhin fletëvotimin” në kuti, informon Radio Evropa e Lirë. “Kjo nuk nënkupton...