Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Pas Barcelonës, Rayo Vallecano ndal edhe Real Madridin. “Fërkojnë duart” katalanasit
9 Nëntor 2025 18:13 Telesport Pas barazimit 1-1 ndaj Barcelona, Rayo Vallecano ka ndalur sot edhe Real Madridin, në një barazim pa gola, në sfidën e vlefshme për javën e 12-të në La Liga. Një paraqitje shumë e dobët nga madrilenët gjatë gjithë takimit. As zëvendësimet e kryera nga Xabi Alonso në pjesën e dytë nuk është se bënë ndonjë ndryshim në fushë. Pas këtij barazimi 0-0, Real Madrid mbetet në vendin e parë me 31 pikë, ndërsa Vallecano në vendin e 12-të me 15 pikë. Barazimi i sotëm i Realit është një lajm fantastik për Barcelonën, në rast fitoreje ndaj Celta Vigo, katalanasit kanë mundësi të ngushtojnë diferencën me 3 pikë.