Mbyllet java e 11-të e Kategorisë së Parë/ Skënderbeu mposht Apoloninë, fitojnë edhe Burreli, Kastrioti, Korabi e Lushnja

Mbyllet java e 11-të e Kategorisë së Parë/ Skënderbeu mposht Apoloninë, fitojnë edhe Burreli, Kastrioti, Korabi e Lushnja

Sfida Apolonia – Skënderbeu uli siparin e javës së 11-të të kampionatit “Kategoria e Parë”. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Loni Papuçiu” përfundoi me fitoren 2-3 të korçarëve. Në takimet e tjera të luajtura gjatë fundjavës, Kastrioti triumfoi 3–1 ndaj Luftëtarit në shtëpi, ndërsa Korabi dhe Lushnja arritën fitore minimale 1–0 respektivisht ndaj Kukësit dhe Ilirisë. Besa dhe Laçi ndanë nga një pikë pas barazimit pa gola, ndërsa Burreli mposhti Pogradecin me rezultatin e pastër 2–0. Java 11 Burreli 2-0 Pogradeci Besa 0–0 Laçi Kastrioti 3–1 AF Luftëtari  Korabi 1–0 Kukësi Lushnja 1–0 Iliria  Apolonia 2–3 Skënderbeu