Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Bologna “spektakël” ndaj Napoli-t, Italiano i jep leksione Conte-s (video)
Bologna ka fituar 2-0 ndaj Napolit në sfidën e luajtur në “Renato Dall’Ara”, e vlefshme për javën e 11-të në Serie A. Fillimisht vendasit e drejtuar nga Vincenzo Italiano u detyruan të bënin dy zëvendësime për shkak dëmtimesh, i pari u largua portieri titullar Lukasz Skorupski, pas vetëm 8 minutash lojë dhe në fillim të pjesës së dytë u largua Jonathan Rowe, po për arsye dëmtimi. Pjesa e parë mes dy ekipeve u mbyll në barazim pa gola. Rezultati u zhbllokua në minutën e 50-të, pas një kombinimi të bukur në zonë mes të sapofuturit Nicolo Cambiaghi dhe Thijs Dallinga, holandezi dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 65-të, ishte mbrojtësi kolumbian Jhon Lucumi, i cili shënoi me kokë, pas krosimit të Emil Holm. Pas...