Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
“Endrra e Uli Hoeness!” Legjenda Matthaus paralajmëron blerjen e re të Bayern
Lothar Matthaus ka paralajmëruar transferimin e ardhshëm të Bayern. Sipas legjendës së futbollit gjerman, do të jetë Nico Schlotterbeck. Qendërmbrojtësi i Borussia Dortmund ka edhe një vit e gjysmë kontratë në “Signal Iduna Park” dhe nuk do të rinovojë. “Eshtë e qartë se Bayern po e ndjek me vëmendje. Afërmendsh, bavarezët jo vetëm duan të forcojnë mbrojtjen, por edhe të dobësojnë kundërshtarin. Jam i sigurt se Bayern do ta transferojë atë”. “Schlotterbeck është gjerman. A nuk ka qenë gjithmonë ëndrra e Uli Hoeness, që Bayern të bëhet ekip thuajse totalisht gjerman? Ai dhe Tah janë gjermanë dhe titullarë të kombëtares. Do të ishte zgjedhja perfekte”, ka deklaruar ish-kampioni i botës. Bayern vërtet ka mjaft gjermanë në ekip: Neuer, Tah, Kimmich, Goretzka, Pavlovic, Bischof, Musiala, Karl...