Ismail Syla: Toka, dheu, balta

Ismail Syla: Toka, dheu, balta

(Reflektim personal mbi metafizikën e tyre) I. Përkufizimi protokollar i fjalëve të gjuhës Përkufizimi leksikografik i fjalëve në fjalorë, më duket shpesh si proces i mortifikimit të tyre zyrtarë. Vetëm kur fillojnë njësitë frazeologjike, ose përdorimi brenda proverbave më duket se dalin nga akullsia solemne, protokollare. Këtë ndjenjë e përforcova gjatë ditëve të karantinës që e shkaktoi epidemia e Covid-19, në pranverë dhe verë të vitit 2020. Tërë Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, versionin elektronik me 42 mijë fjalë e shprusha në kërkim të perlave frazeologjike, që më ndihmuan për ta letrarizuar atdheun tim individual me antologjinë e frazeologjive të zgjedhura. Në disa raste hasa në gabime teknike, dhe për të qenë i saktë, më duhej të shfletoja versionin e shtypur në dy vëllime:...