Spalletti: Zhegrova bën gjëra të çuditshme, as vetë nuk e di sesi i bën

Spalletti: Zhegrova bën gjëra të çuditshme, as vetë nuk e di sesi i bën

9 Nëntor 2025 10:23 Telesport Luçiano Spalletti ka vetëm fjalë të mira për Edon Zhegrovën. Mesfushori ofensiv shqiptar mbrëmë luajti mjaft mirë kundër Torinos, edhe pse pa arritur të japë asist ose të shënojë. “Edonit i duhet pak kohë. Ai do të kthehet në formën e tij më të mirë dhe pastaj do të jetë një forcë e madhe për ne. Edoni bën gjëra të çuditshme në fushë, që as vetë nuk e di sesi i bën”, deklaroi trajneri i Juventusit.