Genti Korini me “A Place in the Sun” përfaqësimi i Shqipërisë në Bienalen e 61-të të Artit në Venecia

Genti Korini me “A Place in the Sun” përfaqësimi i Shqipërisë në Bienalen e 61-të të Artit në Venecia

Nga Juljana Vrapi Bienalja e Venecias një prej ngjarjeve më të mëdha artistike në arenën ndërkombëtare, por në edicionin e 61-të të saj artisti Genti Korini do të përfaqësojë Shqipërinë me projektin  “A Place in the Sun”. Bienalja Ndërkombëtare e Artit në Venecia do të mbahet nga 9 maj – 22 nëntor 2026, ku edhe këtë edicion ashtu si dhe më parë vendi ynë do të ketë përfaqësimin e tij. Për Bienalen janë pranuar 17 aplikime , ku juria ndërkombëtare zgjodhi fitues artistin Genti Korini. Për përfaqësimin e vendit tonë në këtë edicionin të Bienales së Artit në Venecia, ministri Blendi Gonxhja shprehet se juria e përbërë nga Adela Demetja, Katerina Gregos, Blanche de Lestrange, Elian Stefa dhe Arnisa Zeqo zgjodhi këtë projekt si më...