Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Shqiptarët shkëlqejnë në Serie A, mesfushori i kombëtares përzgjidhet lojtari i ndeshjes
Lecce barazoi pa gola ndaj Veronës, duke marrë një pikë të rëndësishme në kampionat. Vazhdon me formën e mirë mesfushori shqiptar i Lecces, Medon Berisha. Berisha u zgjodh lojtari i ndeshjes, teksa në këtë sfidë, dha dy pasime kyçe dhe regjistroi 3 gjuajtje. Përformancë pozitive mund të konsiderohet edhe ajo e mesfushorit tjetër të kuqezinjve, Ylber Ramadani. Lecce renditet në vendin e 15-të dhe synon mbijetesën. https://www.youtube.com/watch?v=7jUJnRIcGnQ