Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
“Përalla” Sunderland ndal Arsenalin në frymën e fundit, londinezëve iu ikën fitorja nga duart (video)
8 Nëntor 2025 20:39 Telesport Sunderland është padyshim surpriza më e bukur e këtij sezoni në Premier League. Ekipi i drejtuar nga Regis Le Bris ka ndalur sot Arsenalin në një barazim 2-2. Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh 1-0. Goli erdhi në minutën e 36-të, ku pas një topi të gjatë të nisur nga portieri Robin Roefs, dhe pasimit me kokë të Nordi Mukiele, ishte Daniel Ballard që dërgoi topin ne portën e mbrojtur nga David Raya me një goditje të bukur. Fillimisht Arsenal barazoi shifrat me golin e Bukayo Saka, pas asistit të Mikel Merino, në minutën e 54-të. Gjithçka ndodhi pas një topi të humbur nga lojtarët e Sunderland në mesin e fushës së tyre. Në minutën e 73-të, Leanro...