Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Djokovic fiton turneun nr.101 në karrierë, por vendos të mos luajë në finalet ATP në Torino
8 Nëntor 2025 20:44 Telesport Novak Djokovic fitoi turneun ATP 250 të zhvilluar në Athinë, duke mundur 2-1 me përmbysje tenistin italian Lorenzo Musetti në finale (4-6, 6-3, 7-5). Një ndeshje e dueluar deri në fund, që zgjati mbi 2 orë, me serbin që ia doli mbanë të fitojë. Për Djokovic ky është titulli nr.101 në karrierë (i pari në Athinë) edhe pse këtë herë bëhet fjalë për një turne “të vogël”, 250 pikësh. Ai u bë lojtari më i vjetër që fiton një turne në epokën e ATP-së që nga viti 1990. Gjithsesi, serbi vendosi të tërhiqej nga finalet ATP që luhen në Torino javën e ardhshme, ku luajnë 8 më të mirët në botë. Vetë Djokovic e konfirmoi mungesën e tij (probleme në...