Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Union Berlin ndal serinë e fitoreve të Bajern Mynih, Kejn shpëton kampionët në sekondën e fundit nga humbja
Union Berlin ka ndalur Bajernin e Mynihut të thellonte serinë e fitoreve, pasi kishte arritur në 16-të të tilla në të gjitha kompeticionet. Kryeqytetasit kanë arritur të barazojnë 2-2 përballë kampionëve në fuqi, një sfidë që edhe mund të ishte fituar nga vendasit. Doekhi kalonte vendasit në avantazh në minutën e 27-të pas një goditjeje standarde, por 11 minuta më pas Diaz do të barazonte shifrat në 1-1 duke realizuar nga një kënd thuajse i pamundur. Me rezultatin 1-1 do të mbyllej pjesa e parë e sfidës. Në të dytën bavarezët do të rrisnin presionin në fushë, por do të ishin sërish vendasit që do të kalonin në avantazh sërish me anë të Doekhi në minutën e 83-të. Por kur dukej se bavarezët do të...