Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Makina përplas motorin në Shkodër, një i lënduar
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku një makinë ka përplasur një motor. Bëhet me dijë se në bulevardin Skenderbeu, automjeti me drejtuese shtetasen A.H 40 vjeçe, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E.L 19 vjeç. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi E.L i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi: Rreth orës 16:40, në bulevardin Skenderbeu, automjeti me drejtuese shtetasen A. H., 40 vjeçe, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. L., 19 vjeç. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi E. L., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.